ARKATANA

Kërkohet paraburgim ndaj një personi të dyshuar për fajde

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit A.L., në afat prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Fajdeja”. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari A.L, duke e shfrytëzuar gjendjen e vështirë materiale të viktimës E.I., gjatë vitit 2017, në periudha të ndryshme kohore, i ka dhënë para me fajde në shumë të përgjithshme prej 100,000 Euro, me qëllim që pastaj t’ia kërkonte me kamatë prej 30%, me ç’rast vlera e përgjithshme sipas marrëveshjes që i dëmtuari kishte për t’ia kthyer të dyshuarit ishte 130,000 Euro, ku me këto veprime të njëjtin e ka sjellë në një gjendje të rëndë financiare dhe psikike – emocionale.

Hidromorava

I dyshuari A.L., me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit kurse sipas burimeve tona i dyshuari është Agim Latifi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.