UBT

Kërkohet paraburgim ndaj një personi për vrasje të rëndë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit D.T., në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, më 16 Dhjetor 2023, rreth orës 20:35 minuta, në fshatin Dobërçan, komuna e Gjilanit, i pandehuri D.T., me dashje, për motive deri më tani të pa njohura, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.B., duke e goditur me thikë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit.

Mobi Casa

Me këto veprime i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale thuhet në njoftimin e prokurorisë së Gjilanit./rajonipress/