Hidromorava

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për marrje të ryshfetit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave të pandehurve Halil Basha dhe Luan Mustafa, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 29 Prill 2023, rreth orës 19:45 minuta, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, të pandehurit H.B. dhe L.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, si persona zyrtar, kanë përfituar për vete, në atë mënyrë që i pandehuri H.B. – anesteziolog, me rastin e operimit të pacientes, M.S., në repartin e kirurgjisë, ka kërkuar dhe marrë para nga familjarët e saj.

Fundamenti

Gjithashtu, edhe i pandehuri L.M. – mjek kirurg, me rastin e operimit të pacientes së lartshënuar ka pranuar para nga familjarët e të njëjtës.

Të pandehurit janë arrestuar nga ana e zyrtarëve policor pas kryerjes së masës së simulimit dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh thuhet në njoftimin e Prokurorisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.