ARKATANA

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim me subvencione

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, kundër të pandehurve Zvonko Petroviq nga Budrika e Ulet dhe Bojan Trajkoviq nga Parteshi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrimi me subvencione”

Sipas kërkesës, i pandehuri Zvonko Petroviq, që nga viti 2012, deri në fund të vitit 2020, si person zyrtar në cilësinë e zyrtarit për vlerësim dhe verifikim të aplikacioneve, në Drejtorinë e Bujqësisë në komunën e Gjilanit, në vazhdimësi dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe të pandehurin tjetër Bojan Trajkoviq, ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i mundësuar të pandehurit B.T., përfitimin e kundërligjshëm të subvencioneve që nga viti 2012 deri në vitin 2019 nga 150 euro për hektar për çdo vit, ndërsa, në vitin 2020 shumën prej 900 euro, edhe pse i njëjti nuk i ka plotësuar kushtet dhe kriteret për fitimin e subvencioneve për të mbjellat me grurë.

Në këto mënyrë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

United Hospital

Ndërsa, i pandehuri B.T., në cilësinë e fermerit, ka aplikuar për marrjen e subvencionit, duke paraqitur të dhëna të pasakta dhe jo të plota, ku në mënyrë të paligjshme pa përfituar nga subvencionet.

Me këto veprime dyshohet se i pandehuri B.T., ka kryer veprën penale “Mashtrimi me subvencione”.

Të pandehurit me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.