ARKATANA

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për grabitje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që të dyshuarve A.T. (1976) dhe F.U. (1998), t’ua caktojë masën e paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale “Grabitja”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar që të pandehurit A.T. dhe F.U., më 6 shkurt 2020, në bashkëveprim me një person tjetër, tani për tani të panjohur, me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë përvetësuar pasurinë e tjetrit, në atë mënyrë që marrin një automjet – taxi dhe pasi arrijnë tek një kafene në fshatin Stanishor, njëri prej tyre del nga automjeti për të bërë një telefonatë, ndërsa, pasi hyn në automjet, e urdhëron taksistin, tani të dëmtuarin A.SH., që t’i dërgojë në fshatin Strazhë dhe pa arritur në fshat kanë urdhëruar të dëmtuarin që të ndalet dhe të dal jashtë, me ç’rast ia grabisin kuletën, telefonin dhe veturën, duke e lënë në rrugë.

Mobi Casa

Me këto veprime të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.