RCCOLA

Kërkohet paraburgim ndaj Besnik Rexhepit, i dyshuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit Besnik Rexhepi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Besnik Rexhepi, më 13 Korrik 2021, rreth orës 11h, me dashje, ka privuar nga jeta tani të ndjerin Arbnor Rama, në atë mënyrë që pas një konflikti fizik në mes të pandehurit dhe viktimave Arbnor Rama dhe Burhan Bilalli., i pandehuri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me ç’rast tani i ndjeri Arbnor Rama, nuk iu ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë, ndërsa i dëmtuari Burhan Bilalli, për shkak të lëndimeve ka kërkuar tretman mjekësor.

Hidromorava

I pandehuri Besnik Rexhepi me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh njoftoi prokuroria e Gjilanit./rajonipress/