United Hospital

Kërkohet paraburgim ndaj 5 personave, të cilët dyshohen për kontrabandim me migrantë, falsifikim të dokumentit dhe armëmbajtje pa leje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, dje rreth orës 14h, ka ndaluar të dyshuarit G.V., S.K., G.E., F.V. dhe A.SH., në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa sot, ndaj tyre ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan, në afat prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari G.V., më 12 prill 2019, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, me qëllim të përfitimit pasuror, ka tentuar që të pandehurit F.V. dhe A.SH., me veturën e tij të markës Audi, t’i transportonte në Zvicër, ku paraprakisht ishin marrë vesh për mënyrën e kryerjes dhe përfitimit, mirëpo me rastin e kontrollimit në pikën kufitare, është konstatuar se të njëjtit posedonin dokumente të falsifikuara.

Në këtë mënyrë, i pandehuri G.V., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

KKVITI

Ndërsa, të pandehurit S.K., G.E., F.V., dhe A.SH., dyshohet që më 10 prill 2019, te qendra tregtare ‘’Jora Center’’, afër aeroportit të Prishtinës, me qëllim të përfitimit pasuror dhe shfrytëzimit të dokumentit si origjinal, kanë ndryshuar dhe kanë përdorur dokumentet e falsifikuara si origjinale, në atë mënyrë që të pandehurit F.V. dhe A.SH., me dije i kanë përdorur letërnjoftimet e falsifikuara italiane, të cilët i kanë blerë nga 1300 – 1500 euro, nga i pandehuri G.E., të cilat i njëjti i kishte siguruar nga i pandehuri S.K.

Me këto veprime, të pandehurit S.K., G.E., F.V. dhe A.SH., dyshohet që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit”.

Gjithashtu, i dyshuari S.K., dyshohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi që ka mbajtur në pronësi armë zjarri, e cila gjatë bastisjes iu është sekuestruar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.