UBT

Kërkohet numër identifikues për prodhuesit vendës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se si klub i kanë dorëzuar kërkesat e tyre pranë Ministrisë së Financave, të cilat shpreson se do të miratohen në tërësi.

Ai ka bërë me dije se kanë kërkuar edhe krijimin e një numri identifikues për prodhuesit vendës nëpërmjet të cilit shumë më lehtë do të ishte të analizohen dhe monitorohen politikat qeveritare ndaj sektorit të prodhimit si dhe të matet impakti i tyre.

Në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”, Shabani ka folur edhe për pakon e re fiskale 2.0 të proklamuar nga qeveria, për të cilën ka thënë është një hap i mirë në drejtim të duhur por, sipas tij, s’është e mjaftueshme.

Mobi Casa

“Ne si klub i kemi dorëzuar kërkesat tona pranë Ministrisë së Financave dhe shpresojmë se do të miratohen në tërësi. Kërkesat tona janë fokusuar në disa fusha të ndryshme, duke filluar nga largimi i tarifave doganore në lëndën e parë të importuar. Kjo tarifë është një barrë e madhe për prodhuesit dhe i bënë mjaft jokonkurrentë në krahasim me produktet e importuara. Po ashtu, kërkesa jonë është që TVSh-ja në blerjen e lëndës së parë të prodhuar në Kosovë, të largohet. Kjo do të ishte shumë e rëndësishme sepse prodhuesit i inkurajon të furnizohen me lëndë të parë të prodhuar në Kosovë, me ç’rast i gjithë cikli i prodhimit dhe vlera e shtuar do të mbetej në Kosovë. Ne, po ashtu, kemi kërkuar edhe krijimin e një numri identifikues për prodhuesit vendës nëpërmjet të cilit shumë më lehtë do të ishte të analizohen dhe monitorohen politikat qeveritare ndaj sektorit të prodhimit, si dhe të matet impakti i tyre”, ka deklaruar Shabani.

Ai ka përmendur edhe sfidat me të cilat përballen prodhuesit vendës, të cilat, sipas tij, janë: politika fiskale diskriminuese karshi vendeve të rajonit, mungesa e energjisë elektrike, çmimi i lartë si dhe energjia jocilësore, mungesa e masave mbrojtës, si dhe TVSh-ja në lëndë të parë. /Epoka e Re/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.