GRANDEMALL

Kërkohet nga Qeveria ta ndal “Luginën e Diellit”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria e Kosovës i ka të gjitha mekanizmat ligjore dhe logjistike për ta ndaluar ndërtimin e 300 shtëpive në veriun e Mitrovicës, por po i mungon guximi. Kështu konsiderojnë analistët dhe këshilltarët komunalë në Mitrovicë, të cilët kërkojnë që të ndalohet ndërtimi i “Luginës së Diellit”

Përfaqësues të shoqërisë civile, deputetë, analistë dhe politologë kosovarë e konsiderojnë të pafuqishme Qeverinë e Kosovës për ta parandaluar ndërtimin e “Luginës së Diellit” në veriun e Kosovës. Ky projekt, më i madhi i Serbisë në Kosovën e pasluftës, parashikon ndërtimin e 300 shtëpive në një lokacion ndërmjet Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit për kthimin e 1500 serbëve nga Serbia. Për këtë projekt po kritikohen ashpër institucionet e Kosovës, të cilat i kanë mekanizmat e duhura për veprim, por u mungon guximi.

Mobi Casa

Ndërsa në anën tjetër, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor thotë se janë duke marrë të gjitha masat që ky projekt serb të mos realizohet pa bazë ligjore. Në anën tjetër, përfaqësuesit e serbëve në veri janë shprehur të bindur se këto shtëpi do të ndërtohen pavarësisht kërcënimeve që vijnë nga Prishtina.

Kryetari i Organit të Përkohshëm të Zveçanit, institucion ky i krijuar nga Beogradi zyrtar, Ivan Todosijeviq, ka thënë për mediet lokale se “i mbetet Prishtinës që të tregojë vullnetin e mirë për të dhënë lejen e ndërtimit për shtëpitë, gur themeli i së cilave është vënë”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.