RCCOLA

Kërkohet nënshkrimi i Kontratës Kolektive për punëtorët e arsimit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Prishtinë – Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ka kërkuar që të nënshkruhet sa më shpejt Kontrata kolektive për punëtorët e arsimit. Drejtues të sindikatës, thonë për Radio Kosovën se me anë të kësaj kontrate punëtorët e arsimit do të përfitojnë shumë të drejta, duke përmirësuar kushtet e tyre.

Ndërkohë, që nga viti 2005, kur edhe i ka skaduar afati kontratës së vjetër, punëtorët e arsimit, vazhdojnë të punojnë me atë kontratë.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thonë se janë duke bërë harmonizimin e neneve të kontratës kolektive së bashku me Sindikatën.

Uji Dea

Kryetari i Komisionit për Kontratën Kolektive në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Lutfi Mani, tha se që nga viti 2005, punëtorët e arsimit punojnë me kontratën e cila ka skaduar.

Ai tha se kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit, që të nënshkruhet kontrata e re kolektive, për të përmirësuar kushtet e mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të arsimit.