ARKATANA

Kërkohet mobilizim nga institucionet për përshpejtimin e heqjes së vizave

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Pas dhënies së rekomandimit pozitiv për vizat nga Komisioni Evropian (KE), më 29 gusht të këtij viti procesi për vizat e Kosovës do të kalojë në komitetin LIBE të Parlamentit Evropian. Mirëpo pavarësisht kësaj, qytetarët e Kosovës do të mundin të dalin përfundimisht nga “grilat” tek në gjysmën e dytë të vitit 2019, shkruan “Zeri.info”.

Artan Murati, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), , konsideron që liberalizmi i vizave për Kosovën mund të përfundojë këtë vit nëse institucionet e Kosovës lobojnë mjaftueshëm për këtë proces. Mirëpo Murati nuk e përjashton mundësinë që BE-ja në momentin e fundit të vendosë ndonjë kriter joformal për Kosovën.

“E mira është që jodomosdoshmërish vizat janë të lidhura me zhvillimet politike në vend, kështu që mund të ecë përpara agjenda e BE-së nëse ka interes të mjaftueshëm nga BE-ja dhe lobim të mjaftueshëm të institucioneve të Kosovës për një gjë të tillë. Varet shumë edhe nga institucionet e Kosovës se sa mund të jenë vigjilente në këtë drejtim”, ka thënë Murati për “Zërin”.

Sipas tij, nëse Bashkimi Evropian është i vendosur që Kosova t’i marrë vizat këtë vit, atëherë kjo gjë është e mundur proceduralisht. “Nëse BE-ja vendos dhe ka vullnet që ta kryejë këtë proces brenda këtij viti, atëherë proceduralisht mund të ndodhë një gjë e tillë, mirëpo sipas vendeve tjera që i janë nënshtruar këtij procesi zakonisht procedura ka zgjatur deri në 6 muaj prej momentit kur ka filluar trajtimi në Parlamentin Evropian, mirëpo BE-ja çdoherë mund ta përshpejtojë këtë procedurë nëse vetëm Republika e Kosovës është e vendosur në këtë aspekt”, ka theksuar Murati.

Ndërsa i pyetur se nëse është e mundur Kosovës t’i vihet ndonjë kriter në momentin e fundit, Murati duke e ditur praktikën e BE-së ndër vite nuk e ka përjashtuar një gjë të tillë.

Uji Dea

“Në aspektin formal nuk ka kritere shtesë, por mund të ketë kritere joformale që mund të dalin aty për aty dhe BE-ja mund të kërkojë diçka në këmbim të përshpejtimit të procedurës për vizat e Kosovës. Këto janë gjëra që ndodhin çdoherë kur është e përfshirë BE-ja”, ka theksuar ai.

Ndërkaq ndryshe mendon Adrian Prenkaj, ish-diplomat i Kosovës në Ëashington, i cili ka thënë për “Zërin” që tek në gjysmën e dytë të vitit 2019 qytetarët e Kosovës do të mundin të lëvizin lirshëm.

“Procesi i vizave trajtohet në mënyrë shumë teknike, por megjithatë është edhe një proces politik sepse kërkon vullnet politik. Heqja e shumëpritur e vizave për shtetasit e Kosovës, sipas mendimit tim, ka gjasa të mos hyjë në fuqi deri në gjysmën e dytë të vitit 2019. Arsyeja ka të bëjë me zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në maj të vitit të ardhshëm”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk pritet ndonjë befasi në procesin e vizave për Kosovën pasi kemi përkrahje të mjaftueshme në PE.

“Agjenda e takimit të komitetit LIBE ende nuk është publikuar, por zakonisht në dëgjimin e parë anëtarët e Komitetit e vlerësojnë përfundimin e procesit së bashku me raportin e raportuesit për Kosovën. Votimi ndodh në takimin e dytë të këtij Komiteti me shumicë të thjeshtë. Nuk pritet ndonjë befasi sepse Kosova ka përkrahje solide në Parlamentin Evropian”, ka potencuar ai. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.