UBT

Kërkohet më shumë përgjegjësi nga punëtorët e administratës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Shefi i personelit Shevqet Rexha, ka mbajtur një takim me përgjegjësit, shefat e sektorëve të ndryshëm të administratës komunale.Rexha, potencoi nevojën e bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të punëve, për të mirën e qytetarëve.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi me shefin e ri, bisedimi për bashkëpunim, trajtimi i disa çështjeve me rëndësi, si: organizimi dhe funksionalizimi i administratës komunale, efikasiteti, disiplina, respektimi i orarit të punës, respektimi rigoroz i ligjit për ndalimin e duhanit, respektimi i hiarkisë, si dhe çështjeve tjera që ballafaqohen këta gjatë punës së përditshme.

Rexha, potencoi nevojën e bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të punëve, për të mirën e qytetarëve.

Ai pranoi se ka probleme sa i përket hapësirës, por me rregullimin e objektit të ri do të zgjidhen këto probleme. Përgjegjësit në diskutimet e tyre shtruan shumë çështje: si dallimet në koeficient të pagave dhe kërkuan që të barazohen sepse ka laramani të madhe, ku shefi i personelit i kujtoi se kjo çështje do të rregullohet me klasifikimin e vendeve të punë.

Eco Higjiena

Përgjegjësi i qendrës për regjistrimin e bizneseve Sali Canaj, shtroi disa probleme që ballafaqohet me mos çregjistrimin e bizneseve me rastin e pushimit të aktiviteteve.

Shefi i zyrës ligjore Avni Hoda, shtroi çështjen e stazhit që nuk komunën tonë nuk është paguar, e as pagesa e stazhit. Me diskutime u paraqiten edhe Arif Skoverçani, Agim Avdullahu, Rifat Hajdari dhe Zjadin Thaçi.

Rexha, tha se takimet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me përgjegjësit e sektorëve dhe zyrtarët tjerë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.