GRANDEMALL

Kërkohet më shumë buxhet për emergjenca civile dhe shërbime publike

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komiteti për Shërbime Publike ka mbajtur të martën mbledhjen e parë të punës në këtë përbërje, të kryesuar nga Isa Agushi, ku ka shqyrtuar raportet tre mujore të drejtorive për Shërbime Publike dhe asaj për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe u ka dhënë përkrahje atyre në punën e mëtejme, për të qenë në shërbim të qytetarëve sa më mirë që është e mundur.

Sokol Haziri, drejtor i Shërbimeve Publike, ka thënë se kjo drejtori është në shërbim të përditshëm të qytetarëve, meqë tri nga prioritetet e kryetarit të Komunës, siç janë infrastruktura rrugore, uji dhe ndriçimi publik, kanë të bëjnë pikërisht me këtë sektor.

Aktualisht po punohet me prioritet në riparimin e ndriçimit publik, siç ishte rasti te kazerma e FSK-së dhe disa lagje tjera, sikurse do të punohet edhe zgjerimin e rrjetit, atje ku ka kërkesa nga qytetarët.

Sa i përket transportit urban, Haziri tha se ky shërbim nuk funksionon ende në Gjilan, pos atij urban-periferik, por shtoi se projekti është gati dhe po punohet në këtë drejtim që qytetarëve të Gjilanit t`iu ofrohet edhe kjo mundësi.

Haziri tha se shpreson që deri në pjesën e parë të qershorit do të kryhet edhe sinjalizimi horizontal, meqë ndërkohë pritet të shpallet edhe kompania fituese e tenderit.

Ndërkaq, Halit Rexhepi, drejtor i Mbrojtjes dhe Shpëtimit, ka thënë asnjëra nga qeverisjet e deritashme komunale dhe as niveli qendror nuk i kanë dhënë rëndësinë e duhur sektorit të emergjencave civile. Njësia e Zjarrfikësve operon me pajisje të vitit 1985, ka thënë Rexhepi.

Hidromorava

Rexhepi ka premtuar se do të angazhohet që kësaj Drejtorie t`i jepet rëndësia që meriton, për çka do të bëjë edhe rekomandime konkrete në takimet e ardhshme të Komitetit për Shërbime Publike.

Sipas tij, Njësia e Zjarrfikësve operon me staf të kufizuar dhe që nuk i plotëson kriteret. Sipas ligjit, zjarrfikësi nuk duhet të jetë më i vjetër se 30-vjeç, ndërkaq tani shumica e tyre janë mbi 45 vjeç. “Zjarrfikësit janë peronat që duhet të përballen drejtpërdrejt me rrezikun, për të shpëtuar jetë njerëzish”, ka thënë Rexhepi.

Isa Agushi, kryesues i Komitetit për Shërbime Publike, ka thënë se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është jetike për komunën e Gjilanit dhe ka premtuar se do të angazhohet që ky sektor të ketë rëndësinë e duhur në të ardhmen, duke i propozuar Kuvendit Komunal rritje të buxhetit për këtë Drejtori, e cila ka për detyrë që të jetë në shërbim të qytetarëve për çdo ditë.

Përndryshe, Rexhepi e ka njoftuar KSHP edhe me gjendjen pas vërshimeve të ditëve të fundit, duke thënë se fatmirësisht nuk ka pasur dëme një njerëz, bagëti dhe as ekonomi familjare, ndërkaq dëmet në fushë do të vlerësohen shumë shpejt nga komisioni, i cili është ngritur për këtë qëllim.

Rexhepi tha se gjatë tërë kohës kanë qenë në terren dhe atje ku ka qenë e nevojshme kanë ofruar ndihmë, madje tri familjeve në Gadish u kanë ofruar mundësinë edhe për evakuim, për shkak se shtëpitë e tyre ishin shumë të vjetra, por ato kanë refuzuar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.