Mobi Casa

Kërkohet luftë ndaj korrupsionit, taksa në plan të dytë

/ 2 minuta lexim
HW

Ambasadori i SHBA-së dhe ai i Britanisë së Madhe në Prishtinë gjatë javës së kaluar kanë kërkuar vazhdimisht të luftohet korrupsioni, nepotizmi, por asnjë fjalë nuk e kanë thënë për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Për shkak të zhvillimeve politike në Serbi dhe në BE, ku pritet të mbahen zgjedhjet në maj të këtij viti, vlerësohet se çështja e taksës po lihet në plan të dytë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ndonëse në fund të muajit shkurt dhe në pjesën e parë të marsit presioni ndërkombëtar për heqjen e taksës kishte arritur kulmin, gjatë javës që lëmë pas nuk është dëgjuar asnjë thirrje nga bashkësia ndërkombëtare për pezullimin e tarifës. Përkundrazi, ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë mbajtur takime e konferenca të vazhdueshme, por përpos kërkesave për luftim të korrupsionit e të nepotizmit nuk kanë përsëritur fare kërkesën për suspendim të masës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

LEXO EDHE: Ganimete Musliu i kërkon Haradinajt shkarkimin e zëvendësministres serbe

Uji Dea

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se një zbehje e tillë e presionit ndërkombëtar vjen si rrjedhojë e mostërheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj nga vendimi për taksën, si dhe për shkak të zhvillimeve të brendshme në Serbi. Sipas tyre, Serbia aktualisht po ballafaqohet me protesta masive kundër presidentit Aleksandër Vuçiq dhe në këtë formë as pala serbe aktualisht nuk ka gatishmëri për vazhdimin e dialogut, me ç’rast shihet e pamundur një marrëveshje përfundimtare mes dy shteteve gjatë këtij viti, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Por pavarësisht kësaj, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, gjatë një përgjigjeje dhënë gazetës “Zëri” ka kërkuar edhe një herë që tarifa prej 100 për qind e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia e Bosnjë e Hercegovina të pezullohet sa më parë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.