FIDANISHTJA

Kërkohet kthimi i shqiptares së dëbuar, të sëmurë nga veshkët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dëbimi është bërë përkundër faktit se kjo grua ishte caktuar në kategornë e rasteve të rënda dhe vendimi për dëbim ende nuk ishte marrë, dhe kjo përbën shkelje ligji.

Në mëngjesin e hershëm të 16 marsit është deportuar nga qyteti Lörrach i Gjermanisë për në Shqipëri një grua e sëmurë nga veshkët. Dëbimi është bërë përkundër faktit se kjo grua ishte caktuar në kategornë e rasteve të rënda dhe vendimi për dëbim ende nuk ishte marrë, shkruan badischezeitung.de.

Për këtë arsye, sipas Këshillit të refugjatëve në Baden Württemberg (Flüchtlingsrat), dëbimi i saj ka qenë i kundërligjshëm, transmeton albinfo.ch. Por me gjithë faktin se Ministria e Brendshme dhe qeveria e kanë pranuar gabimin dhe kanë bërë të ditur se kanë qenë të informuar për rastin, edhe pas më shumë se një jave nuk ka ende asnjë vendim për të lejuar shtetasen shqiptare që të kthehet në Gjermani.

Uji Dea

Ministria e Brendshme ka deklaruar se ky rast «nuk gëzon prioritet të lartë», thotë Flüchtlingsrat në një komunikatë dhe kundërshton duke prezantuar faktet për gjendjen e rënduar shëndetësore të gruas së dëbuar.

Ajo është dëbuar pikërisht në ditën kur e kishte të caktuar terminin e dializës. Ndërsa si grua rome e papunë dhe pa mjete jetese, ajo ka qasje shumë te vështirë në shërbimet mjekësore në Shqipëri, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, sipas organizatës në fjalë, gruaja e sëmurë me të mbërritur në Tiranë është mbajtur gjashtë orë nga policia para se t`i mundësohej qasje me mjekun.

Këshilli i Refugjatëve për këto arsye ndjehet i shokuar nga kjo «shkelje e të drejtave» dhe kërkon khim të menjehershëm të shqiptares./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.