United Hospital

Kërkohet kontrolli i zhurmës së lokaleve në qytetin e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Sezona verore në Kamenicë njihet për zhurmën që shkaktojnë lokalet në rrugën kryesore të qytetit deri në orët e vona të natës. Në lidhje me këtë problematikë ka reaguar edhe Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi.

Ai përmes një shkrimi të hapur është shprehur i shqetësuar me nivelin e zhurmës në qytet. “I bashkëndjejë shqetësimet (me vend) të banorëve të Qendrës së qytetit të Kamenicës për nivelin tepër të lartë të zhurmës që bëjnë muzikat e kafiterive. Qytetarët e meritojnë të jetojnë në qetësi, sikundër qe edhe të tjerët meritojnë të argëtohen, por kjo duhet të ketë një nivel të caktuar të zhurmës që lejohet jashtë lokaleve. Shpresojë që organet përgjegjëse të kryejnë detyrat e tyre” ka shkruar Matoshi.

FIDANISHTJA

Në rrjetet sociale ka kohë që kanë filluar ankesat e banorëve që jetojnë në qendër të Kamenicës për zhurmën e tepruar.

Këtë çështje e ka rregulluar edhe Komuna me anë të një rregullore për përcaktimin e orarit të punës e cila në Nenin 6 të saj thotë “Ndalohet zhurma e tepruar në tregjet publike, në objektet hoteliere e të ngjashme, të cilat gjenden në afërsi, apo në vet objektet e banimit, në të cilat organizohet program i gjallë muzikor apo me mjete të tjera reprodukimi – të audio programeve dhe sidomos pas orës 22.00”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.