RCCOLA

Kërkohet komision hetimor për presidentin Hashim Thaçi

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Ndonëse para disa vjetësh pati filluar të flitet e të shkruhet shumëçka në shtypin ndërkombëtar për ish-kreun e PDK-së, Hashim Thaçi, ish-kryeministër i vendit dhe tani president, për lidhjet e tij me Shërbimin e Inteligjencës Franceze, fillimisht nga gazetari francez, Pierre Pean, autor i librit “Kosova – lufta e drejtë, për një shtet mafioz”, që kishte deklaruar se ishkryetari i PDK-së dhe presidenti aktual i Kosovës është trajnuar nga shërbimi inteligjent francez, se Shërbimi i Inteligjencës, sipas tij, ishte përgjegjës për Hashim Thaçin dhe kishte punuar për trajnimin e bashkëpunëtorëve të tij, presidenti kosovar ende nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme për këto publikime.

Kreu i shtetit vazhdon të heshtë .

“Nëse ai vërtet është një agjent francezoserb, atëherë e ardhmja e Kosovës do të jetë një formë e re e kolonializmit serb. Unë mendoj se Parlamenti i Kosovës duhet ta formojë një komision hetimor për t’i hetuar pohimet se Thaçi është spiun i Shërbimit Inteligjent Francez”, tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, për “Kosova Sot.

Ndonëse para disa vjetësh pati filluar të flitet e të shkruhet shumëçka në shtypin ndërkombëtar për ish-kreun e PDK-së, Hashim Thaçi, ish-kryeministër i vendit dhe tani president, për lidhjet e tij me Shërbimin e Inteligjencës Franceze, fillimisht nga gazetari francez, Pierre Pean, autor i librit “Kosova – lufta e drejtë, për një shtet mafioz”, që kishte deklaruar se ishkryetari i PDK-së dhe presidenti aktual i Kosovës është trajnuar nga shërbimi inteligjent francez, se Shërbimi i Inteligjencës, sipas tij, ishte përgjegjës për Hashim Thaçin dhe kishte punuar për trajnimin e bashkëpunëtorëve të tij, presidenti kosovar ende nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme për këto publikime. Ai nuk po reagon as në pohimet e ish-drejtorit të Shërbimit të Fshehtë Francez, Pierre Siramy, i cili pati deklaruar se Hashim Thaçi është agjent i Francës. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Hashim Thaçit ishte i përfshirë agjenti Arnaud Danjean, në atë kohë oficer hulumtues për çështje të Ballkanit. Thaçi edhe sot e kësaj dite është agjent (spiun) i Francës, bazuar në deklaratat e konfirmuara nga ish-shefi i Shërbimit Sekret Francez, Pierre Siramy, në një dokumentar special të “Canal +”-it. E derisa i pari i vendit po frikësohet, po heziton që të flasë, të deklarohet për këto gjëra, përfaqësues të subjekteve politike dhe njohës të fushave të ndryshme, analistët politikë, thonë se kjo heshtje nënkupton se në gjithë atë mal spekulimesh e raportimesh mund të ketë të vërteta.

Rekrutimi i ish-udhëheqjes së UÇK-së

Eco Higjiena

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thotë se akuzat për Thaçin si spiun i Shërbimit Inteligjent Francez janë publike dhe serioze dhe nuk duhet të kalojnë sikur nuk ka nisur asgjë, e sidomos kur lajmi vjen nga një shteti i cili tradicionalisht ka pasur lidhje të ngushta miqësore me Serbinë dhe jo shumë miqësore me Kosovën dhe shqiptarët.”Këto informacione kanë dalë nga njerëz kompetentë dhe të informuar. Nga e gjithë kjo rezulton se edhe një pjesë e udhëheqjes së UÇK-së është rekrutuar nga Shërbimi i Fshehtë Francez. Duke marrë parasysh se Franca është historikisht dhe aktualisht aleate e Serbisë, shpjegohen shumë qartë veprimet e Thaçit, i cili në vazhdimësi i ka bërë koncesione të palejueshme Serbisë, duke e bërë faktor në rregullimin e brendshëm politik dhe territorial të Kosovës. Këto akuza nuk duhet të kalojnë kështu, në heshtje, sepse Thaçi mban një post tepër të rëndësishëm në hierarkinë shtetërore të Kosovës. Nëse ai vërtet është një agjent francezo-serb, atëherë e ardhmja e Kosovës do të jetë një formë e re e kolonializmit serb. Unë mendoj se Parlamenti i Kosovës duhet ta formojë një komision hetimor për t’i hetuar pohimet përse Thaçi është spiun i Shërbimit Inteligjent Francez”, tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, për “Kosova Sot”. Edhe Muhamet Kelmendi, anëtar i Kryesisë së AAK-së, pohon se deklaratat e tilla kaq të ashpra dhe nga personalitetet e larta të Shërbimit të Fshehtë Francez janë shumë domethënëse dhe tejet akuzuese për Hashim Thaçin. “Është e qartë se Thaçi që në vitin 1998 ka ra në pozita të palakmueshme. Që në atë botë i përkrahur nga ana e bashkëpunëtorëve të vet e filloi një luftë vdekjeprurëse për LPK-në dhe për UÇK-në. Dhe, me ndihmën kryesisht të Xhavit Halitit, Azem Sylës dhe Kadri Veselit, e më vonë edhe të Adem Grabovcit, Bedri Islamit dhe Bardhyl Mahmutit, arritën ta zhdukin tërësisht LPK-në dhe vetë UÇK-në’, tha ai.

Tentativat për ndarjen e Kosovës

Kelmendi dyshon se tani presidenti Thaçi, i kapur nga shërbimet e huaja, më shumë po punon në dëm të shtetit sesa në funksion të fuqizimit dhe konsolidimit të tij. “Duhet këtu domosdo të kujtojmë situatën në vitin 1999 dhe 2000 në Mitrovicën e Veriut, në të cilën u la e lirë kjo hapësirë nga ky grup dhe Franca aty ndërtoi një shtet të vogël serbomadh, që edhe sot po pavarësohet me dakordimin e vetë pushtetarëve të Kosovës. Pse Thaçi nuk deklarohet? Hashim Thaçi ende nuk i ka kryer detyrat e veta të marra nga agjenti sekret, Arnold Dunjeau, sepse Shërbimi Sekret Francez ka pikësynim ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe shqiptarëve. Po qe se e marrim Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, del se Franca e ka dhënë iniciativën e tillë nëpërmjet Serbisë dhe Hashim Thaçi e ka nënshkruar në vitin 2013 këtë marrëveshje me Daçiqin. Mbi këtë u nënshkrua edhe marrëveshja ndërmjet Mustafës dhe Vuçiqit në vitin 2015 dhe tash pritet të ndërtohet, me statut, ky subjektivitet serbomadh mu në Kosovë. Ky është një fakt nga i cili Thaçi nuk ka guxim të deklarohet tani, sepse nëse deklarohet kundër Asociacionit del vetë Shërbimi i Fshehtë Francez dhe tregon pozicionin e tij dhe natyrisht se populli menjëherë do të ngrihet kundër dhe do të kërkojë dënimin”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.

Dyshime për peshën e rëndë që bart mbi vete nga shantazhet ndërkombëtare presidenti i tashëm i vendit, Thaçi, ka edhe Ismail Kurteshi nga Lëvizja “Vetëvendosje”. “Se a është Thaçi agjent i Francës nuk mund ta konfirmoj as mohoj. Kjo është punë e Shërbimit Inteligjent të Kosovës. Por, nëse vërtetohet se Thaçi ose cilido bartës i funksioneve shtetërore është agjent i një vendi të huaj, duhet jo vetëm të shkarkohet menjëherë nga posti, por edhe të ndiqet me ligj. Se a janë formalisht pjesëtarë të shërbimeve të huaja udhëheqësit e Kosovës nuk është e konfirmuar nga organet e sigurisë së Kosovës. Se një pjesë e konsiderueshme e zyrtarëve të lartë janë vërë në shërbim të interesave të huaja është publike. Më shumë janë angazhuar Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Murat Meha, disa deputetë e disa ministra e zëvendësministra me ratifikuar Demarkacionin me Malin e Zi, kështu siç është i padrejtë dhe i dëmshëm për Kosovën se vetë kryeministri i Malit të Zi”,tha Ismail Kurteshi. Ai ka pohuar se tanimë është evidente se po aq sa Serbia janë angazhuar për “Zajednicën” edhe Isa Mustafa, Hashim Thaçi, ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës dhe të nënshtruarit e tyre, e kjo është tepër evidente./kosova sot/