Mobi Casa

Kërkohet heqja e akcizës në pijet joalkoolike

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Prodhuesit e pijeve dhe ujit kërkuan nga ana e Qeverisë që t’i mbajë premtimet për lehtësimin e politikave fiskale, në mënyrë që të jenë konkurrent në treg. Ata u ankuan se bizneset e tyre janë duke pasur probleme serioze për të funksionuar për shkak të akcizës së lartë

Prodhuesit e pijeve joalkoolike po ankohen se u është vështirësuar veprimtaria e tyre për shkak të kushteve jo të favorshme. Ata kanë kërkuar që të hiqet akciza e cila po e rëndon prodhimin e tyre dhe po i bën jokonkurrent në treg. Problemi më i madh në afarizmin e tyre për momentin, sipas kryetarit të Shoqatës së Prodhuesve të Pijeve, Bashkim Osmani, është akciza prej 4.5 centësh. “Akciza e tillë nuk ekziston në asnjë vend rajonal, sepse pijet nuk konsiderohen si luks”, ka thënë Osmani. Ai ka thënë se premtimet nga ana e qeverisë për t’ua lehtësuar politikat fiskale nuk janë realizuar, përkundër premtimeve që janë dhënë.

“Kemi pasur premtime sidomos me politikat fiskale, lënda e parë pajisjet dhe repromaterialin, mirëpo asnjëra deri më tani nuk ka ndodhur. Ne po presim që të krijohet qeveria e re dhe të zgjidhen këto probleme dhe të merren seriozisht me problemet tona, sepse me këto halle e kemi vështirë të konkurrojmë në treg ”, ka thënë Osmani.

GRANDEMALL

Mbështetje prodhuesve të pijeve iu dha edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, duke thënë se për Kosovën duhet më shumë të punohet se sa të flitet.

Gërxhaliu ka thënë se bizneset çdo ditë janë duke u përballur me probleme më thelbësore të funksionimit dhe të zhvillimit normal. “Barrierat e të bërit biznes janë çdo ditë e më të mëdha, kemi aktualizuar një kohë të gjatë kërkesën për heqjen e akcizës për importin e lëndës së parë për pijet freskuese, taksa e ujit që kërkohet të paguhet në mënyrë retroaktive që është një barrë shtesë për të bërë biznes dhe pika e tretë është KEDS-i dhe ndërprerja e energjisë elektrike. Të gjitha këto e vështirësojnë biznesin e pijeve dhe është e pamundur që të krijohen vende të reja të punës dhe të zhvillohen kompanitë. Nëse vazhdohet kështu prodhimet vendore çdo ditë po vështirësohen të prodhojnë dhe të jenë prezent të treg”, ka thënë Gërxhaliu.

Prodhuesit e pijeve kërkuan që të ndërmerren masa nga institucionet në mënyrë që të mos dalin në rrugë për të kërkuar të drejtën e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.