FIDANISHTJA

Kërkohet dorëheqja e ministrit dhe e sekretarit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri Ferid Agani ka marrë sinjale nga kryeministri Isa Mustafa se do të shkarkohet nëse nuk do të japë dorëheqje, pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria për rastin “Stenta”.

Ferid Agani është duke e shqyrtuar mundësinë e dorëheqjes nga posti i ministrit të Mjedisit, për t’i shpëtuar shkarkimit të mundshëm nga kryeministri Isa Mustafa, pas ngritjes së aktakuzës ditë më parë nga Prokuroria e Shtetit për rastin “Stenta”.

Agani po akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare si ministër i Shëndetësisë, ku gjatë periudhës kohore 2011-2015, së bashku me 63 persona të tjerë, në lidhje me rastin e njohur “Stentat”, dyshohet se kishin abuzuar mbi 4.5 milionë euro.

Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, siç bëjnë me dije burime të gazetës “Zëri” i ka thënë Aganit që të shqyrtojë pozicionin e ministrit, për të dhënë dorëheqje.

Në të kundërtën, ai i ka bërë me dije Aganit se do ta shkarkojë. Kjo, pasi Mustafa, ishte marrë vesh të lidhte koalicion qeverisës me PDK-në me kusht që asnjë ministër në kabinet të tij të mos ketë aktakuzë. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.