Fundamenti

Kërkohet çmim më i lirë i arkave fiskale

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Grupi i Punues profesional i Shoqatës që merret me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikantëve, përkatësisht përfaqësuesit e ndërmarrjeve kërkojnë që të operojnë më shumë operatorë për fiskalizim, pasi që dy operatorët që ekzistojnë kanë çmime shumë të larta.

E Administrata Tatimore e Kosovës u ka thënë këtyre ndërmarrësve që nëse deri më 1 tetor nuk e bëjnë ri fiskalizimin, atëherë për këto ndërmarrje do të pasojnë gjobat.

Kurse, sipas ndërmarrësve ky çmim prej operatorëve që janë duke operuar është shumë i shtrenjtë dhe prek shumën, deri në 20 mijë euro.

Kryetari i Shoqatës së Ndërmarrjeve për qarkullim të naftës, derivateve, gazrave dhe lubrifikantëve, Fadil Berjani, tha se janë të hapur që ta pranojnë ri fiskalizimin e dytë, madje u shpreh se kanë biseduar edhe me Ministrinë e Financave që të bëhet shpallje e operatorëve të rinj.

“Jemi për fiskalizim, jemi për arka të reja po jo me këtë çmim. Ju kisha lut të jemi të kjart operatori i cili është bënë trysni sa më shpejtë në këtë kohë pa qeveri në ikje duhen arkat fiskale. Ju kisha lut unë e kam edhe një mendim edhe po e shpalli unë po them me gjithë koleg një grup kemi qenë te ministri i financave që ka qenë opsioni i hapur të bëhet thirrje publike , të bëhet në atë mendimin thirrje publike të shpallet operatorë të ketë sa më shumë, konkurrenca të jetë më e madhe në treg……për ri fiskalizimin e dytë prapë jemi konë përme pranu po me çmime të kapshme edhe mendoj un së prapë jemi qashtu edhe nuk refuzohet arkat i kemi, hapja publike le të bëhet, Administrata Tatimore del me operatorin ju shkojn dëm juve ftesat që duhet ti merrni arkat e shtrenjta”, ka thënë ai.

Po ashtu, edhe nënkryetari i kësaj shoqate, Jusuf Mustafa, tha se janë për atë që të bëhet hapja publike për ri fiskalizim po se kërkojnë që çmimi të jetë i kapshëm për të gjithë.

FIDANISHTJA

“Ka qenë qëndrim i përbashkët që të bëhet hapja publike , të bëhet hapja publike për operatorë, pranimin e operatorëve tjerë për ri fiskalizim për pajisje me arka fiskale që të jetë çmimi ai i cili është i kapshëm për, në përgjithësi për neve për të gjithë ata që operojnë në territorin e Republikës së Kosovës. Por me sa e di dhe ekziston më siguri edhe në proces verbal atje se brenda një muaji Ministria e Financave në bashkëpunim me Administratën Tatimore që ata të bëjnë fillojnë me hapjen publike bile dikush prej shoqatës caktohet më tutje edhe prej shoqatës me marr pjesë për përzgjedhjen e atyre që kanë mundësi të marrin licencë prej Ministrisë së Financave… deri më tani ne asnjë moment nuk është bërë hapja, kryetari e dha edhe shkresa që është apliku, është apliku ka apliku njeri dikund muajin e katërt dhe asnjë përgjigje nuk ka marë deri më sot” , ka thënë ai.

E, Avni Hasani, nga Kompania Global Trade, Ferizaj, tha se ka aplikuar për licencë mirëpo ende nuk ka marrë asnjë përgjigje, madje shtoi se nëse ky proces do të vazhdojë kështu ata do të dalin edhe në protesta.

“Naftërt nuk jemi të interesum me blloku këtë kyproces lë të vazhdon por na arkat i kemi faktikisht, arkat fiskale i kem , krejt janë arkat fiskale , krejt janë të fiskalizume çka duhet me u ba për këtë automatizim, automatizimi duhet mu kry. Unë them që së pari të tenderohet le të aplikojnë më shumë kompani jo veç Global Trade….nëse vazhdojmë qeshtu unë s’shoh prioritet zgjidhja e vetme është naftarët si naftëtar kanë mu detyru tek e fundit kanë me dal edhe në protesta”, ka thënë Hasani.

Nga ana tjetër, drejtor i Departamentit nga Oda Ekonomike, Nazmi Xani u shpreh se kjo e fundit e përkrah fiskalizimin, madje tha se kërkesë e tyre është që sa më shumë operatorë që i plotësojnë kushtet ligjore të operojnë në vend.

“Ne si Odë Ekonomike në parim e përkrahim fiskalizimin e gjitha subjekteve ekonomike që veprojnë. Ne duhet ta kemi të qartë se duhet ekonomia jonë të jetë ekonomi formale dhe ti ikim formalizimit se është dobi e gjithëve besoj se edhe ju e keni atë qëllim. Problemet, tjera janë probleme të cilat duhet me i diskutu dhe duhet me i negociu me subjektet përkatëse. Ka pas edhe biseda ju kanë informu grupet punuese, biseda me ministrin……Ne nuk jemi me marrë masa radikale pa i kry të gjitha mundësitë të cilat kemi mundësi në këtë moment me i kry. Ju e dini ka qenë kërkesë e jona që edhe deklaratë e përfaqësuesve të Ministrisë së Financave se qasja e operatorëve të ri është qasje e hapur edhe mund të konkurrojnë edhe operatorë tjerë”, ka thënë ai.

Ndryshe, ndërmarrësit kërkuan që të mirren për bazë kërkesat e tyre dhe të dalin me konkluza pasi që afati i fundit për gjobitje për përfaqësuesit e ndërmarrjeve nga ATK-ja është 1 tetori./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.