FITORJA

Kërkohet angazhim më i madh në parandalimin e fatkeqësive të ndryshme

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Në bazë të një hulumtimi në periudhën 2010-2013, në Komunën e Vitisë ekzistojnë 3 rreziqe të mëdha siç janë zjarret, vërshimet dhe tërmetet dhe për këta tre faktorë duhet organizim dhe kapacitet më të mirëfilltë.

Me qëllim të parandalimit të zjarreve dhe fatkeqësive tjera është mbajtur një takim i organizuar nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë me instancat tjera komunale, policinë e Kosovës, etj.

Drejtori i kësaj drejtorie Nexhmedin Jakupi ka folur rreth qëllimit të takimit dhe përgjegjësive të instancave që u takojnë për të ndikuar në parandalimin e zjarreve.

Kurse përfaqësuesi i Agjensionit për Menaxhimin e Emergjencave Nijazi Miftari ka folur rreth ligjeve dhe rregulloreve ekzistuese për metodologjinë e menaxhimit të emergjencave në raste të fatkeqësive të ndryshme.

ARKATANA

Lidhur me vërshimet që po ndodhin në komunën e Vitisë, ai pos projekteve të tjera në bashkëpunim edhe me disa faktorë të tjerë, ka përmendur se është në proces e sipër projekti për rregullimin e lumit ,,Morava” dhe lumi Letnica.

Ndërkaq përfaqësuesi nga qendra operative regjionale në Gjilan, ka bërë të ditur statistikat për vitin 2013 rreth intervenimeve të ndryshme në komunën e Vitisë, në bazë të thirrjeve nga ana e qytetarëve.

Në bazë të një hulumtimi në periudhën 2010-2013, në Komunën e Vitisë ekzistojnë 3 rreziqe të mëdha siç janë zjarret, vërshimet dhe tërmetet dhe për këta tre faktorë duhet organizim dhe kapacitet më të mirëfilltë.

Nga ky takim përfaqësuesit dolën me disa rekomandime për zbatimin e tyre në praktikë si: arritja e marrëveshjes me komunën e Kllokotit, obligimi i organeve komunale për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive të tjera dhe realizimi i një fushate mediale për vetëdijesimin e qytetarëve mbi demet që shkaktohen nga dukuria e zjarreve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.