UBT

Kërkohen tekste të reja mësimore për shqiptarët e Luginës së Preshevës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve (KNSH), Jonuz Musliu ka thënë se pret që nxënësit, e shkollave shqipe në Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë, do të pajisen me tekste shkollore nga Kosova, si dhuratë nga Ministria e Arsimit, në Prishtinë.

Musliu ka thënë se KNSH-ja, i është drejtuar Ministrisë së Arsimit në Kosovë, sepse në shkollat fillore, në Luginë të Preshevës, ka mungesë të teksteve shkollore në gjuhën shqipe, raporton Beta.

Musliu, ndërkaq ka thënë se shkollat e mesme nuk janë fare të pajisura me tekste të reja shkollore, madje ka raste kur personeli arsimorë, përdorë libra që janë botuar në vitin 1975.

United Hospital

“Situata është e njëjtë sikurse vitin e kaluar, pa tekste për shkollimin fillorë dhe të mesëm. I jemi drejtuar Ministrisë së Edukimit në Beograd, por deri tani nuk kemi marr asnjë përgjigje. Për këtë kemi kërkuar nga Kosova, që të paktën këtë vit nxënësit tanë në shkollat fillore të pajisen me libra, si formë donacioni, për çka edhe kemi marr dritën jeshile”, është shprehur Musliu, transmeton Rel.

Ai ka thënë se pret që tekstet shkollore për nivelin fillorë të arrijnë shumë shpejtë nga Prishtina, në Bujanovc dhe Preshevë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.