UBT

Kërkohen përfaqësuesit për përballje në Kushtetuese

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma i ka dalë punë që ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese t’i japë mundësi t’i shprehë qëndrimet rreth kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Isa Mustafës, kryeparlamentar. Gjykata ia ka miratuar kërkesën por ftesën nuk ia ka bërë si grup parlamentar, por vetëm si parti të ndara politike.

Tash, këto parti janë obliguar të vendosin se kujt do t’ia besojnë përballjen me palën e kundërt në Gjykatë, në këtë rast PDK-në. Përfaqësuesi i autorizuar nga blloku paszgjedhor Bajram Gecaj, i cili e ka dorëzuar lëndën në Kushtetuese, ka thënë se të hënën do të vendoset se si dhe kush do ta përfaqësojë LDK-në në seancën dëgjimore të Gjykatës.

Mobi Casa

Por, ai ka përjashtuar mundësinë që kreu i partisë, Isa Mustafa, të jetë përfaqësues i bllokut. Gecaj ka thënë se ndonjëri nga deputetët e Parlamentit do të mund t’i paraqesë qëndrimet dhe argumentet për të argumentuar se zgjedhja e Isa Mustafës ishte e drejtë legjitime dhe në pajtim me Kushtetutën. /Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.