RCCOLA

Kërkohen ndryshime në ligjin për automjete

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kërkesa të shumta për ndryshime të ligjit për automjete, kanë propozuar përfaqësues të disa institucioneve në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, ku aktualisht po mbahet dëgjimi publik lidhur me çështjen, raporton “Zëri.info”.

Novitet Nezaj, përfaqësues nga Ministria e Integrimit Evropian (MIE), ka propozuar që vlerësimi i emetimeve të gazrave nga mjetet motorike të jetë i detyrueshëm. Duke vënë kështu theksin tek aspekti mjedisor, në ruajtjen e ambientit.

Kundërshtime për nismën e miratuar nga Kuvendi me të cilin është kthyer mbrapa ligji i cili nuk lejonte importin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet, ka pasur edhe nga ana e Ministrisë sa Infrastrukturës.

Përfaqësues nga ky dikaster thonë se me këto ndryshime, krijohen mundësi për çrregullim të tregut të automjeteve. Ndërsa, iniciativën e kanë cilësuar se bie ndesh me rekomandimet e Komisionit Evropian (KE).

Kritika kanë pasur edhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare, të cilët kanë gjetur mangësi të shumta sidomos tek kalkulimi i saktë kostos, siç shprehen nga organizata (INDEP), raporton më tutje “Zëri.info”.

Uji Dea

Por, në anën tjetër Mërgim Lushtaku, propozuesi i nismës ligjore për largimin e ligjit që ndalonte importin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet, arsyetohet se ka bërë hulumtime deri në propozimin e kësaj çështje.

“Dilema ka qenë te vjetërsia kjo është e rregulluar me direktivat të BE-së. Nuk ka standarde të vendosura për vjetërsi në vendet e Bashkimit Evropian vetëm në saj te ruajtjes së ambientit aspektit ekologjik”, është shprehur Lushtaku.

Dëgjimi publik po vazhdon me përfaqësues të institucioneve kompetente lidhur me ligjin, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Nismën e kanë kundërshtuar edhe përfaqësuesit nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK).

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës në lexim të parë ka miratuar nismën për heqjen e kufizimit të vjetërsisë së automjeteve më të vjetra se 10 vjet. /Zëri/