Uji Dea

Kërkohen 20 vjet burgim për bashkëshortin kosovar që vrau për hakmarrje

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjykimi i kosovarit filloi të hënën e kaluar në Gjykatën kriminale të Lausanës. Për rastin, policia përforcoi masat e sigurisë rreth gjykatës.

Për gati pesë orë, prokurorja Maria Giannattasio, ka përshkruar hollësisht elementet që fajësojnë 30 vjeçarin Vlad (pseudonim i të akuzuarit) . Provat, dëshmitë por edhe versionet kundërshtuese që e bindën gjykatën për fajësinë e tij. Ditën e tretë të gjyqit, prokurorja përpara gjykatës penale të rrethit Lausanë, ka kërkuar 20 vjet burgim për të akuzuarin, i cili thjesht ka skicuar një buzëqeshje.

Gjatë momentit që prokurori përshkruante vrasjen me tre plumba, të babait të tre fëmijëve, në 29 tetor 2012, Vladi buzëqeshte edhe tundte kokën. Sipas aktakuzës bashkëshortja e Vladit, që është edhe e motra e viktimës, ka jetuar në një ambient të dhunshëm, transmeton albinfo.

I akuzuari mohon çdo gjë. Për prokurorinë, nuk ka asnjë dyshim që Vladi është fajtor. Dhuna, fillimisht është përdorur në gjirin e familjes, larg të njohurve. Ai jo vetëm që fyente, qëllonte dhe kërcënonte bashkëshorten e tij por edhe e detyronte atë që të kishin marrëdhënie të imta përpara fëmijëve.

Mobi Casa

“Ajo përjetonte momente të vështira për shkak se ajo goditej edhe kërcënohej rregullisht. (…) I akuzuari e konsideronte gruan e tij si një objekt” ka shpjeguar prokurorja.

“Dhuna edhe egoizmi i të akuzuarit e arritën kulmin në 29 tetor 2012 “. Në atë periudhë, bashkëshortja e Vladit kishte gjetur strehë në Qendrën Malley Prairie. Kjo qendër u vjen në ndihmë grave që bihen viktima të dhunës familjare. Vladi vendosi të hakmerrej kur me vendimin e gjyqtarit civil ju hoq e drejta të shikonte fëmijët e tij. Ai sulmoj vëllain tim për të më bëre keq mua “, ka dëshmuar përpara policave gruaja e të akuzuarit. Versioni i saj është pranuar nga gjykata.

Në 29 tetor, Vladi ekzekuton kërcënimet e drejtuara prej muajsh ndaj bashkëshortes edhe ndaj familjes të saj. “ Motivi, tregon një mospërfillje totale për jetën, vuri në dukje prokurorja. I akuzuari ka vepruar me një gjakftohtësi ekstreme. Akti i tij ishte i paramenduar “. Vladi pretendon se ka qëlluar mbi kunatin e tij sepse mendoi se ky i fundit ishte i armatosur.

Pas pesë orësh, paraqitjeje, të gjitha elementet e fajësonin të akuzuarin.