Eko Higjiena

Kërkohej për vrasje në Kosovë, arrestohet në Gjermani

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në Kosovë, personin e ikur nga burgu, e pret një dënim prej njëmbëdhjetë vitesh heqje lirie.

Në autostradën afër qytetit Piding policia gjermane ka kapur natën e të hënës një vrasës të kërkuar nga Kosova. Bëhet fjalë për një ndër rastet e rënda të ikjes nga burgu, shkruan bayernwelle.de.

Policëve që po e kontrollonin në imtësi një autobus turistik, u kishte rënë në sy një person 32 vjeçar. Pas hetimeve të mëtutjeshme, kishte rezultuar se bëhej fjalë për një të kërkuar në Kosovë për veprën e kryer penale, vrasje e rëndë.

Eco Higjiena

Duke e kontrolluar çantën e tij të shpinës, policët kanë gjetur te kosovari një armë të mbushur, e cila, siç u dëshmua më pas, ishte një imitim i revoles që shërben vetëm për frikësim, transmeton albinfo.ch.

Për shkak se i përmenduri ndodhet para ekstradimit në Kosovë, në lëndën e tij është inkuadruar edhe prokuroria e përgjithshme.

Në Kosovë ate e pret një dënim prej njëmbëdhjetë vitesh heqje lirie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.