Fundamenti

Kërkohej në Gjermani për vrasje, arrestohet në Milano

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

23-vjeçari shqiptar akuzohet se ka vrarë me thikë një 18-vjeçare në qytetin gjerman Aachen

Një 23-vjeçar shqiptar, i kërkuar për vrasje nga autoritetet gjermane, është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano këtë të martë, teksa tentonte të arrinte në Shqipëri.

Lajmin e raportojnë mediat italiane, por pa bërë të ditur identitetin e personit të vënë në pranga.

“Ai ka vrarë një grua me thikë gjatë një grabitjeje në Aachen. Pas plagëve të marra, ajo ndërroi jetë në spital”, raporton ANSA.

Sipas raportimeve të mediave italiane, shqiptari u paqarit në kontrollin e pasaportave të aeroportit.

ARKATANA

Pavarësisht se nga autoritet italiane rezultonte i ‘pastër’ në sistem, pyetjet dhe verifikimet e mëtejshëm që u bënë zbuluan se ndaj të riut rendonte një urdhër-arrest ndërkombëtar për vrasje, shkruan ‘Panorama’.

Pas vënies në pranga, ai është dërguar në burgun e Busto Arsizio dhe pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.

Ngjarja ka ndodhur janarin e vitit 2017. Shqiptari u fut për të vjedhur në një banesë në qytetin gjerman Aachen. Por, një nga personat që banonte aty, një 18-vjeçare, e hetoi.

23-vjeçari e qëlloi me thikë atë. Policia mori alarmin për ngjarjen rreth orës 1.45. Vajza mbeti e lënduar rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital. Në Gjermani raportohet se shqiptari kishte shkuar si refugjat rreth tre vjet më parë.

http://www.albinfo.ch/kerkohej-ne-gjermani-per-vrasje-arrestohet-ne-milano/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.