RCCOLA

Kërkesë për paraburgim ndaj të miturit për tentim vrasje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për të Mitur, sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të mituri, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Vrasje në tentativë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kërkesa është paraqitur për shkak të dyshimit të bazuar se, më 07 shkurt 2019, në fshatin Smirë, komuna Viti, i mituri 17 vjeç, për shkak të një mosmarrëveshje me të dëmtuarin V.M., me veprimet e tij, me dashje ka tentuar që të njëjtin ta privoj nga jeta, duke e goditur me mjet të rrezikshëm, me një brisk, dy herë në kokë dhe fytyrë, ku si pasojë e goditjeve i ka shkaktuar lëndime trupore, për të cilat i dëmtuari ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Spitalit Regjional në Gjilan.

Eco Higjiena

Prokuroria ka kërkuar, që ndaj të miturit të caktohet kjo masë, në mënyrë që të mos pengohet rrjedha e procedurës penale, pasi që ekziston rreziku i ndikimit te i dëmtuari, dëshmitarët dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, me pasoja edhe me të rënda./rajonipress/