FIDANISHTJA

Kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit që vuri në qarkullim barëra të dëmshme

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, dje rreth orës 18:00h, ka ndaluar të dyshuarin B.K., në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa sot ndaj tij ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, më 22 shkurt 2019, në komunën e Kamenicës, në barnatoren “Greta Pharm”, pas kontrollimit nga Inspektorati Farmaceutik – Ministria e Shëndetësisë, u konstatua se i dyshuari B.K., ka vënë në qarkullim një sasi të konsiderueshme të barërave pas datës së skadimit, të cilat janë të dëmshme për shëndet.

UBT

Gjithashtu, i dyshuari, në mënyrë të kundërligjshme ka ushtruar veprimtari farmaceutike, në atë mënyrë që edhe përkundër asaj që i njëjti me profesion është ekonomist, pa kualifikim adekuat profesional ka ofruar shërbime farmaceutike.

Në këtë mënyrë, dyshohet të ketë kryer veprat penale, “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.