Eko Higjiena

Kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit për shkak të veprave penale “Shtrëngimi” dhe “Ndërprerja e palejuar e shtatzënisë”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se dje rreth orës 20:00, ka ndaluar të dyshuarin SH.H., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Shtrëngimi” dhe “Ndërprerja e palejuar e shtatzënisë”.

Ekziston dyshimi i bazuar se, që nga muaji shtator 2018, deri më 21 janar 2019, në komunën e Gjilanit, i dyshuari SH.H., përmes dhunës psikike dhe forcës fizike, e ka detyruar të dëmtuarën A.R., që të veprojë në kundërshtim me vullnetin e saj, në atë mënyrë që të njëjtën me anë të mashtrimit, lajthitjes dhe presionit e ka shtytë të ndërmerre një vendim përkundër vullnetit të saj, për të kryer abort të fëmiut në muajin e pestë të shtatzënisë, i cili dyshohet se është kryer në Republikën e Maqedonisë.

Mobi Casa

Prokuroria, ndaj të njëjtit sot ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.