Kërkesat e koalicionit të shqiptarëve përballë zgjidhjes së çështjes politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

/ 3 minuta lexim

Nga Xhemaledin Salihu (profesor) – Koalicioni i shqiptarëve të Luginës sot janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilin kanë diskutuar për mundësinë e futjes në qeveri. Në deklaratën e Koalicionit të Shqiptarëve thuhet se ata janë të gatshëm të hyjnë në qeveri me kusht që të kenë 4 pozita të larta shtetërore.

Ata duan që të marrin drejtimin e një Ministrie, konkretisht Ministrisë së Pushtetit Lokal, ndihmës Ministrinë e Ekonomisë, sekretarin shtetëror në Ministrinë̈ e Arsimit dhe kryetarin e Trupit Koordinues.
Ministri i Ministrisë̈ së pushtetit lokal
Ndihmës Ministrin e Ekonomisë
Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit
Kryetarin e Trupit Koordinues

Këto 4 kushte janë të ndërlidhura ngushtë me problemet tona kryesore që i kemi gati 20 vite, tani shpresojmë që presidenti e ka kuptuar qasjen serioze të këtij koalicioni dhe presim përgjigje.

Çështja e pazgjidhur e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk qëndron dhe nuk duhet të mbështetet në dëshirën dhe vullnetin e politikanëve dhe qeverive serbe, por në Kushtetutë dhe ligje të veçanta, në një status të qëndrueshëm politik, të pranuar nga palët, nga Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Qeveria serbe dhe me garantimin e faktorit ndërkombëtar.

Uji Dea

Shtrohet pyetja: A po dështojmë në unifikimin e kërkesave kombëtare dhe atyre politike, edhe pse me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve po tentohet të zgjidhen disa probleme jetësore të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, sidomos në gjuhë, simbolet, kulturë, arsim dhe informim, por jo edhe statusi i Shqiptarëve.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk ndejtën këmbëkryq, të prirë nga partitë politike në Luginë dhe Kuvendi i Referendumit, më 1 dhe 2 mars 1992 organizuan Referendumin Gjithëpopullor në Luginën e Preshevës, me të vetmin qëllim politik e kombëtar, përmirësimi i statusit të tij politik dhe shprehja e lirë e vullnetit politik për të ardhmen e tyre. Shqiptarët e Luginës dolën në mënyrë masive në votim dhe me 99, 94% popullata shqiptare u deklarua :PËR AUTONOMI TERRITORIALE POLITIKE TË SHQIPTARËVE NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË, ME TË DREJTË BASHKIMI ME KOSOVËN.

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, mbajtur më 14 korrik 2018 në Bujanoc, aprovuan një Deklaratë politike, në të cilën thuhet:
“Për realizimin e plotë të të drejtave kolektive të Shqiptarëve, konform standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës si dhe praktikave përkatëse (Ishujt Olland, Tiroli Jugor dhe në Kosovë), kërkojmë: Nga të gjitha palët pjesëmarrëse, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në dialogun e Brukselit, të përfshihet edhe statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe zgjidhja të kërkohet me aplikimin e parimit të RECIPROCITETIT, me të drejtat e Serbëve në veri të Republikës së Kosovës”./rajonipress/