FITORJA

Kërkesa për emrin e mandatarit, Kurti i përgjigjet Thaçit me një letër të re

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i është drejtuar me një letër tjetër presidentit të vendit, Hashim Thaçi lidhur me kërkesën e këtij të fundit për dorëzimin e emrin të mandatarit për krijimin e qeverisë së re.

Me anë të një komunikate për media nga qeveria, është thënë se në letër Kurti “ka qartësuar se nuk heziton t’i përgjigjet dhe as nuk e refuzon kërkesën e tij, porse është në pritje të përgjigjes nga ai për letrën e fundit të dërguar”, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjerë në letrën e kryeministrit në detyrë Kurti dërguar presidentit Thaçi thuhet: “Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin e njëjtë që po pritni nga unë. Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t‘u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët- COVID-19”.

Ndërsa, presidenti i vendit, Hashim Thaçi para pak ditësh ka kërkuar për herë të tretë nga Kurti që të marrë përsipër obligimet e tij kushtetuese, dhe të dërgojë në Presidencë emrin e mandatarit të ri.

Kjo është letra e plotë e Kurtit:

ARKATANA

I nderuar President,

Jo, nuk hezitojme t’ju pergjigjemi. Jo, nuke refuzojme kerkesen tuaj. Date: 17.04.2020 Ref: 122/ 2020 Por jam i detyruar te perseris ate qe kam pyetur ne letren time te fundit, e per te cilen nuk kam marre pergjigje.

Shprehimisht kam thene: E kam te qarte qe situata aktuale nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve, dhe kjo eshtii dirka qe• ne nuk po kerkojme te” behet tani, par sapo te krijohen kushtet pas kalimit te•pandemise•.

Mirepo ajo qe• nuke kam te qarte~ eshte standardi i dyfishte qe Ju dhe partite• politike po tentoni ta impononi ne rruge jokushtetuese, pas ketij mocioni mosbesimi i cili nuk dallon ne aspekt formal dhe material nga praktikat e mehershme. Ndoshta dote mund te na sqaroni kete?

Une kam kerkuar sqarim lidhur me kete, dhe jam akoma ne pritje te pergjigjes suaj. Po ashtu, ju lutem ta specifikoni bazen juridike sipas te ciles po veproni, sepse neni 95 te cilit i referoheni ka gjashte paragrafe te cilat rregullojne <;:eshtje te ndryshme nga njera-tjetra, dhe referimi paushall ne nenin 95 nuk eshte i justifikueshem ne kete moment. Do te jem ne pritje te sqarimit tuaj, me shpresen se do te perdorni standardin e njejte qe po pritni nga une. Pas pergjigjes suaj mbase mund ta kem me te qarte arsyen pas ketij insistimi per t'u marre me <;:eshtje dytesore e tretesore, ne nje kohe kur te gjithe duhet te bashkohemi ne luften kunder armikut te perbashket- COVID-19. Me respekt, Kryeminister ne detyre i Republikes se Kosoves

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.