Fundamenti

Kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja, përpjekje joserioze

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja nga deputetët e partive në pushtet nuk po konsiderohet përpjekje serioze.

Zenun Pajaziti dhe Blerim Kuçi kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se zgjedhjet parlamentare e kanë afatin e vet të rregullt dhe do të mbahen në vitin 2021.

Sipas tyre, është detyrë e opozitës ta kërkojë ardhjen në pushtet. Dukagjin Gorani, deputet i PSD-së, ka thënë se mungesa e vullnetit për zgjedhje të shpejta e të parakohshme u kuptua edhe në tryezat e fundit të partive politike.

Mobi Casa

Kurse Lëvizja Vetëvendosje më 25 maj do ta organizojë tryezën e titulluar “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”, nëpërmjet së cilës synohet arritja e konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Njohësi i proceseve politike në vend, Behxhet Shala, ka thënë për gazetën se kërkesa për zgjedhje të reja më tepër është një kërcënim sesa përpjekje serioze e subjekteve politike.

“Nuk ka gatishmëri dhe as kushte për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme. Madje mbajtja e zgjedhjeve nuk do të kishte kuptim pa u kryer një reformë e thellë zgjedhore”, ka thënë Shala.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.