ARKATANA

Kërkesa e lartë e Mallorcas mund ta pengojë transferimin e Muriqit në një klub tjetër evropian

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mallorca e ka vendosur çmimin për largimin eventual të yllit të saj, Vedat Muriqi, të cilin e transferoi verën e kaluar nga Lazio për 8 milionë euro.

Sidoqoftë, klubi ishullor spanjoll do t’i përfitojë vetëm 55% të parave nga shitja eventuale e yllit kosovar, ndërsa 45% do t’i takojnë klubit italian.

Sipas “Fichajes.net”, klubi spanjoll pret ta shesë “Piratin” për së paku 25 milionë euro, ndërsa klauzola e shkëputjes së kontratës së tij sillet rreth 40 milionë eurove, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi kosovar ka qenë lojtar kyç i Mallorcas duke shënuar gola të rëndësishëm, duke e përdorur aftësinë e tij, mbi të gjitha fizike.

Dhe, paraqitjet e tij e kanë zgjuar interesimin e klubeve të ndryshme evropiane, edhe pse situata e kontratës së tij do t’i komplikonte negociatat për transferimin në një klub tjetër.

Mobi Casa

Përkundër kësaj, klubet e interesuara pritet të bëjnë oferta gjatë afatit kalimtar të verës.

Muriqi i ka shënuar 14 gola dhe i ka bërë 4 asistime në 34 ndeshje zyrtare në të cilat ka luajtur këtë sezon, ndërsa e ndihmoi Mallorcan që ta ketë një sezon të qetë.

Mallorca do të mundohet të nxjerrë sa më shumë para nëse e shet Muriqin, në mënyrë që t’i nxjerrë të paktën paratë që i ka investuar në të.

Edhe pse klauzolën ia ka vendosur afro 40 milionë euro, klubi i La Ligas do të pranojë të negociojë edhe për një shumë më të ulët se kjo, shkruan “Gazeta Express”.

E ardhmja e Muriqit në Mallorca nuk është e sigurt, edhe pse ai e ka përsëritur disa herë se ndihet i lumtur aty, ndërsa është bërë edhe mjaft i dashur për tifozët, të cilët shpresojnë që klubi të mos e shesë “Piratin” e tyre. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.