Eko Higjiena

Kërkesa e banorëve të Karaqevës, ende nuk merr dritën jeshile të Haradinajt

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Edhe pse banorët e Karaqevës kanë bërë kërkesë zyrtare që të takohen me Ramush Haradinajn, kabineti i këtij të fundit, ende nuk i ka dhënë dritën jeshile.

Selver Lenjani përmes një kërkese zyrtare që e ka bërë në emër të banorëve të Karaqevës ka kërkuar një takim zyrtar, për t`ia shprehur brengat të parti të Qeverisë.

UBT

Por si duket Haradinaj nuk e ka ndërmend që aq shpejt ta pranojë këtë delegacion. “Unë e kam kryer timen edhe tash po pres konfirmimin. Kryeministri sa ishte në opozitë vinte deri në Kamenicë dhe na takonte ndonjëherë, e tash e ka mundësinë që si njeriu i parë i Qeverisë të dëgjojë hallet tona” tha Lenjani.

Lenjani tha se Karaqeva ka mbetur zonë e bllokuar edhe në mungesë të lirisë së lëvizjes edhe në mungesë të investimeve.”Kemi mbetur të ngujuar, as me liri e as me kushte për jetesë” u shpreh Lenjani./rajonipress/