Fundamenti

Kërcënuesi paditë borxhlinjtë e PDK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ilhan Aliu pronar i restorantit “Luxor” ka ushtruar një propozim për ekzekutim pranë Gjykatës Themelore në Gjilan kundër Izmi Zekës kryetar i PDK-së dhe zëvendësministër i Punëve të Brendshme duke kërkuar nga ky i fundit që t`ia bllokojë xhirollogarinë për të paguar faturat në vlerë të 15341 eurove. Aliu gjithashtu ka ushtruar edhe kallëzim penal në Prokurorinë Themelore kundër Izmi Zekës dhe Qemajl Mustafës për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”.

Edhe pse ishte hetuar nga policia dhe madje ka të ngritur kallëzim penal për shkak se e kishte kërcënuar ish kreun e komunës Qemajl Mustafa, Ilhan Aliu pronar i restaurantit “Luxor” në Gjilan ka shkuar edhe më larg duke ushtruar propozimin për ekzekutim pranë Gjykatës Themelore në Gjilan kundër Izmi Zekës zëvendësministër i Punëve të Brendshme raporton rajonipress.

Aliu përmes avokatit të tij Halit Azemi e ka deponuar tashmë propozimin për ekzekutim në bazë të faturave që ka nënshkruar Izmi Zeka në cilësinë e kryetarit të PDK-së e të cilat si prova janë deponuar në Gjykatë.

Aliu përmes këtij propozimi ka kërkuar që Zeka t`ia paguaj rreth 15341 euro. Aliu ka kërkuar nga Gjykata që t`i bllokohet xhirollogaria Izmi Zekës dhe që atij t`i paguhen shpenzimet e kërkuara nga ai.

RCCOLA

Në të njëjtën kohë Aliu ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Gjilanit kundër Izmi Zekës dhe Qemajl Mustafës të cilët i ngarkon për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në kallëzimin penal thuhet se Izmi Zeka dhe Qemajl Mustafa në muajt tetor e nëntor 2013 kanë organizuar dreka e darka gjatë fushatës zgjedhore ku kanë krijuar një borxh prej 15341 euro.

“Izmi Zeka fare nuk e ka hapur telefonin dhe as që ka dashur të dëgjojë për borxhin edhe pse është nënshkrues i faturave” thuhet në kallëzimin penal.

Aliu ka shkruar se të njëjtin kallëzim penal do i`a deponojë edhe prokurorisë së EULEX-it./rajonipress/