Kërcënon policët me motor sharrë, pranga të dyshuarit
Gjilan – Në fshatin Dunavë të Gjilanit viktima mashkull shqiptar ka njoftuar njësitin policor se në malin e tij dy të dyshuar janë duke prerë dru. Në vendin e ngjarjes në pyll njësiti policor ka takuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë vëllezër, me ç’rast njëri prej tyre në prani të zyrtarëve policorë e ka kërcënuar viktimën verbalisht e më vonë nga i dyshuari tjetër ka marrë motor sharrën me të cilën i është drejtuar ankuesit dhe zyrtarëve policorë duke i kanosur njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt./rajonipress/


