ARKATANA

Kërcënon me armë, i konfiskohet arma e gjuetisë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në fshatin Rogoqicë të Kamenicës pas një mosmarrëveshjeje i dyshuari shqiptar kishte kanosur me armë zjarri ankuesin shqiptar. Njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin dhe nga ai ka konfiskuar një armë gjuetie të tipit “Magnum“ me tetë (8) fishek të kalibrit 8 mm njoftoj Policia e Kosovës.

ARKATANA

Sipas policisë pas intervistimit me urdhër të Prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/