UBT

“Kërcënon” Borrell: Sot do ta shohim a janë gati Kurti e Vuçiq të marrin përgjegjësi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka njoftuar për nisjen e takimeve mes Kosovës e Serbisë sot në Bruksel.

Ai tha se koha është që të fillohet seriozisht zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel e Ohër dhe tha se sot shihet nëse palët janë gati të marrin përgjegjësinë.

“Jam duke pritur Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti për një takim të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel. Është koha për të filluar zbatimin seriozisht të marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi”.

RCCOLA

Nga ora 09:00 e mëngjesit kanë nisur takimet në Bruksel, ndërsa aktualisht është duke u mbajtur takimi trepalësh.

Nikoqirët fillimisht pritën presidentin serb nga ora 09:00 e pas këtij takimi me të, Borrell e Lajçak pritën kryeministrin Kurti.

Siç ka njoftuar BE-ja, takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale./Express/