FITORJA

Kërcënohet avokati gjilanas nga i dyshuari me vepra të shumta penale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sot me datën 14.02.2024, rreth orës 10:33 minuta, pasi që avokati e kishte telefonuar për të marrë mendimin e një pale rreth një çështje të divorcit, në momentin që ka njoftuar qytetarin M. A. se e ka telefonuar në cilësinë e avokatit të ish bashkëshortes së tij dhe se ishte informuar nga klienta se edhe ky (M.A.) është i interesuar për divorc me marrëveshje dhe sa po e ka pyetur se a është i interesuar që të fillohet procedura me marrëveshje, i njëjti (M. A.) e ka kërcënuar rëndë avokatin dhe pastaj ka vazhduar që ta thërras vazhdimisht, duke e kanosur atë dhe familjen e tij, duke i kërkuar lokacionin që të vijë ku është avokati dhe atë me ton kërcënues, duke shkaktuar tek viktima frikë, pasiguri dhe ankth.

Po ashtu i njëjti M. A., menjëherë kishte thirrur në telefon edhe vëllaun e ish gruas së tij, duke e kanosur e duke sharë me ton kërcënues, vëllaun e ish bashkëshortes e duke i dërguar porosi përmes tij ish bashkëshortes në mënyrën më të vrazhdë.

ARKATANA

Rasti është raportuar në polici në Gjilan dhe po ashtu dy viktimat tjera kanë raportuar rast në policinë e Ferizajit.

Me rastin është duke u marrë policia dhe në vazhdim pritet të shihet se çka do të vendosin prokurorët kujdestarë në PTH në Gjilan dhe Ferizaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.