Kërcënohen përmes internetit
Dy raste të kërcënimit përmes internetit janë raportuar të premten në Policinë e Prishtinës. Njëri rast sipas policisë ka ndodhur në rrugën “Tingë Smajli”, ku një femër ka njoftuar në polici se nga persona të panjohur përmes postës elektronike ka pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese.
Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin dhe deri më tani nuk është bërë e ditur për persona të dyshuar. Kurse rasti tjetër i kërcënimit ka ndodhur në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ku një mashkull ka njoftuar në polici se persona të paidentifikuar e kanë kanosur përmes rrjetit të internetit.
Edhe me këtë rast po merret policia e cila ende nuk ka treguar për rezultatin e hetimeve të zhvilluara./express/


