Eko Higjiena

Kërcënohen me vrasje inspektorët e arsimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dy inspektorët e kërcënuar kanë deklaruar për “Zërin” se i njëjti mësimdhënës i kishte kërcënuar edhe një ditë më parë (të hënën) në ambientin e Komunës së Obiliqit.

Dy inspektorë të arsimit janë kërcënuar me likuidim fizik. Inspektorët Besa Halimi-Zagraxha dhe Sabri Sadriu kanë marrë kërcënimin të martën, rreth orës 08:30 të mëngjesit në zyrën e tyre, nga një mësimdhënës i komunës së Obiliqit.

Mësimdhënësi ka hyrë në zyrat e Inspektoratit, në Prishtinë, që ndodhen në objektin e Ministrisë së Arsimit, pranë objektit të Fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, duke kërcënuar me jetë të dy inspektorët, pasi që këta dy të fundit kishin filluar një ditë më parë një inspektim rreth ndarjes së orëve mësimore në shkollën e mesme profesionale “Hasan Tahsini”, në komunën e Obiliqit.

Eco Higjiena

Rasti është denoncuar edhe në Polici, ndërsa Drejtoria Komunale për Arsim (DKA) ka vendosur të shqyrtojë rastin në tërësi dhe më pas të dalë me vendim zyrtar.

Drejtori i zyrës së Departamentit të Inspektoratit të Arsimit në MASHT, Dëfrim Gashi, ka pranuar se dy inspektorë janë kërcënuar. Ai për “Zërin” ka thënë se për kërcënimin janë njoftuar edhe organet e rendit. Ndërsa, dy inspektorët e kërcënuar kanë deklaruar për “Zërin” se i njëjti mësimdhënës, identiteti i të cilët nuk është bërë publik nga MASHT-i, i kishte kërcënuar edhe një ditë më parë (të hënën), në ambientin e Komunës së Obiliqit dhe po ashtu kërcënimin e kishte përsëritur edhe të martën brenda institucioneve tjera të Kosovës – MASHT-it./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.