RCCOLA

Kërcënimet ushtarake serbe

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Ramadan Qehaja – Ushtria serbe organizoi dhe zhvilloi ushtrime ushtarake të nivelit të lartë me emrin “Shekulli i fituesve 1918-2018” në rrafshnaltën e Peshterit (në rajonin e gjerë të Novi Pazarit, Sienices dhe Tutinit). Në këto ushtrime u demonstrua gatishmëria luftarake e Ushtrisë serbe, duke angazhuar forca numerikisht mjaft të mëdha dhe atë të ushtrisë tokësore, të aviacionit dhe të helikopterëve ushtarakë, kryesisht të prodhimit rus. Pati edhe njësite të tjera siç janë ato të lumenjve etj.

S’do mend se organizimi i këtij ushtrimi (manovre) është bërë duke përdorur edhe municion luftarak ndaj caqeve enkas të montuara për ketë rast dhe duke i bërë testimet e duhura të armatimit, me të cilat janë të armatosura njësitet e motomekanizuara, si dhe armatimi raketor. Këto testime u bënë, siç thamë, në rrafshnaltën e Pesterit të banuar kryesisht me minoritetin mysliman. Përveç detyrave ushtarake, ky ushtrim i përmasave mjaft të mëdha kishte edhe qëllime politike. Në anën tjetër, organizimi i këtij ushtrimi sigurisht se u bë edhe për shkak, siç thonë ata, të rrezikshmërive dhe tensionimeve që po vijnë nga Kosova për shkak të votimit të tri ligjeve për FSK-në në leximin e parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës e që i jepen atribute ushtarake kësaj force. Kuptohet se për presidentin serb Vuçiq Forcat e Armatosura të Kosovës po përbëkan rrezikshmëri për destabilizim të situatës së sigurisë në rajon!

Po ashtu njëra ndër shkaqet e kësaj “rrezikshmërie” është edhe përkrahja që Kosova dita-ditës po merr nga shumë shtete për anëtarësimin e saj në INTERPOL, si dhe “acarimin” që e zgjoi futja e taksës prej 10% për prodhimet serbe të dedikuara tregut kosovar e çështjeve tjera.

Uji Dea

Me fjalë tjera, ushtrimi i lartpërmendur gjithsesi se pati për qëllim edhe të demonstrimit të forcës ndaj Kosovës në prag të, siç thuhet, bisedimeve përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës. Fjalimet e mbajtura në fund të këtij ushtrimi nga presidenti serb Vuçiq dhe ministri i tij i mbrojtjes Vulin nuk e fshehën qëllimin parësor të kësaj manovre për të demonstruar dhe kërcënuar me forcë ushtarake. Në raste të organizimeve të këtilla ushtarake nuk flitet për dobësitë e mundshme të shprehura te komandat, shtabet dhe njësitet e caktuara, por flitet vetëm për sukseset e larta ushtarake të arritura si në rastin konkret. Nuk është larg mendsh nëse sipërfaqësisht bëhet një analizë se Ushtria serbe ballafaqohet edhe me probleme të cilat kanë të bëjnë me veti devijante të disa ushtarëve, mosaftësimin e mjaftueshëm të individëve dhe të njësiteve për kryerjen e detyrave të tyre, mospreciziteti në gjuajtjen e caqeve të caktuara, problemet teknike e sidomos kur është fjala për mirëmbajtjen e aviacioneve dhe të helikopterëve të blerë nga Rusia dhe dobësitë e tjera. Në ketë kontekst pse të mos theksohet se dobësia më e madhe morale dhe politike e përbërjeve ushtarake është doktrina luftarake ofensive serbe, e cila si e tillë mbeti që nga regjimi millosheviqian.

Sidoqoftë, kujtoj se ky ushtrim i përmasave kaq të mëdha dhe mjaft i kushtueshëm në momentin aktual politik me tendencë, siç thamë të demonstrimit dhe kërcënimit me forcë ushtarake, kur varfëria te popullata serbe është në rritje e sipër dhe kur Serbia po pretendon të anëtarësohet në strukturat e Bashkimit Evropian, ishte i panevojshëm, kjo nuk i kontribuon paqes në mes Serbisë, Kosovës dhe rajonit në tërësi.

Në bazë të kësaj që theksova lidhur me demonstrimin e forcës ushtarake serbe, mendimet e disa politikanëve dhe analistëve tanë se Serbia gjoja është vetëdijesuar dhe nuk paraqet rrezik për