ARKATANA

Kërcënimet reciproke nuk i kontribuojnë stabilitetit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bujanoc- Partia Demokratike Kombëtare, tonet e ashpra të kryeministrit Daciq dhe të disa liderëve politikë e institucionalë në Luginën e Preshevës, rreth ngritjes së një lapidari kushtuar dëshmorëve të kombit, janë të panevojshme dhe nuk i kontribuojnë qetësimit të situatës edhe ashtu të brishtë në këtë rajon.

Kremtimi i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, është paralajmëruar me muaj përpara nuk zgjatë me vite. Prandaj në këto manifestime edhe nuk mund të përmbahen emocionet e qytetarëve dhe nuk mund të kontrollohen deklarimet e tyre.

Këto dukuri lejohen për qytetarët e rëndomtë, por nuk tolerohen nga përfaqësuesit e institucioneve, të cilët duhet të jenë të kursyer në prononcimet e tyre dhënë mediumeve, të cilat pastaj mund të spekulohen dhe keqpërdoren.

Nuk janë demokratike konstatimet e krerëve të institucioneve kur tingëllojnë: “Hiqne, Lapidarin vet, sa nuk ua kemi hequr ne me forcë?!”, ose “Eja hice Lapidarin, pot a mbajti?!” kështu me radhë.

Mobi Casa

Partia Demokratike Kombëtare, burimin e këtyre dukurive e sheh te (mos)aktiviteti i Këshillit jolegal Nacional dhe te deputeti jolegjitim, të cilët në vend se të “argëtohen” me këto problematika, të cilat janë edhe në domenin e fushëveprimit të tyre, ata si duket pajtohen me krijimin e një gjendjeje të tillë tensionuese.

Të pakënaqur këto institucione të vet zgjedhura me humbjen e pushtetit lokal në Preshevë dhe Bujanoc, mezi presin të ndodhin këto probleme për të bllokuar pushtetet lokale me iluzionet se mund të vijnë ata vetë dikur me ndihëm e Beogradit.

Partia Demokratike Kombëtare, kërkon nga qytetarët të jenë të vetëpërmbajtur dhe syçelë në këto lëvizje të cilat janë krijuar artificialisht për ta destabilizuar Luginën e Preshevës e humbësit më të mëdhenj në këto lojëra janë vetë qytetarët, të cilët për ditë përballin me probleme të natyrës politike dhe ekonomike, thuhet në njoftimin e PDK-së, të nënshkruar nga kryetari i saj Nexhmedin Saqipi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.