Fundamenti

Kërcënimet nga Specialja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të ftuarit e parë nga Gjykata Speciale javën e ardhshme do të udhëtojnë për në Hagë. Christopher Bennett, zëdhënës i Dhomave të Specializuara, ka thënë për “Zërin” se nëse i thirruri nga Gjykata refuzon të dëshmojë ai ose ajo mund të burgoset, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Prej javës së ardhshme pritet të udhëtojnë për në Hagë ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët janë ftuar nga Gjykata Speciale.

Ish-komandanti i përgjithshëm Sylejman Selimi, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa – “Remi” dhe ai i Zonës Operative të Drenicës Sami Lushtaku do të jenë të parët që do të nisen për në selinë e Speciales.

Uji Dea

Por, zyrtarët e kësaj të fundit kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se nëse të ftuarit e tyre refuzojnë të dëshmojnë, të njëjtit do të burgosen.

“Sipas ligjit, nëse i thirruri nga Gjykata refuzon të dëshmojë ai ose ajo mund të burgoset. Burgimi zgjat përderisa dëshmitari refuzon të dëshmojë ose derisa dëshmia e tij të bëhet e panevojshme, ose deri në përfundimin e procedurës penale, por nuk duhet të kalojë një muaj”, ka thënë për “Zërin” Christopher Bennett, zëdhënës i Dhomave të Specializuara.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.