Kërcënim nga super-bakteria më e rrezikshme se AIDS-i!

Një lloj i ri i gonorresë, i qëndrueshëm ndaj antibiotikëve, mund të jetë më i rrezikshëm se AIDS-i, tërheqin vërejtjen mjekët amerikanë.
Lloji HO41 i gonorresë, për herë të parë është hasur në Japoni para dy vitesh, ndërsa gjasat e përhapjes dhe shkaktimit të vdekjeve të shumta njerëzore janë të mëdha, tërheq vërejtjen mjeku William Smith nga Zyra amerikane për përcjelljen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
“Kjo sëmundje shpejtë mund të jetë më e keqe se AIDS-i, sepse bakteria është agresive dhe në kohë të shkurtë mund të përhapet mes shumë njerëzve”, tërheqin vërejtjen shkencëtarët, duke shtuar se personat e infektuar nga kjo bakterje mund të vdesin disa ditë pas infeksionit.
“Kemi vërejtur një numër shqetësues të të infektuarve tek të cilët nuk ka efekt asnjë antibiotik, ndërsa kur koha kalon sëmundja bëhet më e rënd dhe më e vështirë për tu shëruar”, shton Smith.
Ky lloj i ri i gonorresë është raportuar edhe jashtë Japonisë.
“Fakti se sëmundja vështirë shërohet me antibiotikët ekzistues, sugjeron se kemi nevojë që sa më shpejtë të ndërmarrim masa dhe të gjejmë ilaçet që do të kenë ndikim në shërim”, thonë ekspertët. /Telegrafi/