ARKATANA

Keqpërdorimet dhe dallaveret e Lutfi Hazirit, nuk mund t`i arsyetojë praktikanti i tij

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Reagimi nga zyra e kryetarit të komunës lidhur me shpalosjen e keqpërdorimeve dhe dallavereve të kryetarit të komunës Lutfi Haziri, të cilat ne për çdo ditë po i paraqesim para opinionit, shihet se ka shqetësuar tej mase zyrtarët komunal, e sidomos praktikantin e komunës, i cili ende nuk është ambientuar në detyrat e punës së tij, sepse nuk e ka të lehtë të mbulojë keqpërdorimet dhe dallaverat e shumta të cilat kryetari i tij i ka bërë nga dita e parë e qeverisjes komunale, bashkë me disa nga “argatët” e tij thotë Riad Rashiti.

Riad Rashiti nuk është pajtuar me deklaratat e Arbër Ismaklit rreth akuzava dhe gjetjeve që ai ofroj një ditë më herët.

Në reagimin e Rashitit thuhet se çka është e vërtet, e çka është e pavërtetë për ankandin e parkingjeve komunale, fare lehtë mund të argumentohet me fakte. “Ne kemi ngritur shqetësimin tonë si përfaqësues të qytetarëve të zgjedhur me votën e tyre edhe për shumë tender që janë manipuluar nga komuna, ndërsa dje kemi paraqitur keqpërdorimin e radhës lidhur me ankandin për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, për parkingjet”.

Ja dëshmitë për keqpërdorimet e juaja; Në kërkesën nr .31, të drejtuar zyrës së prokurimit më datën 21 korrik për qasje në dokumente zyrtare, unë sot kam marr këtë përgjigje me shkrim nga menaxheri i zyrës prokurimit Nazmi Halili, i cili në përgjigjen e tij, thotë; “Se pasi të përgatitet kontrata nga zyra ligjore, do të keni qasje në aktivitetin e kërkuar, kjo datë do të jetë 29 korrik 2014, ora 10:00”.

Ndërsa, shiko foton e datës 24 korrik, ku kompania përfituese me dallaverat e juaja, ka filluar menaxhimin e parkingjeve në komunën e Gjilanit, ende pa u nënshkruar kontrata me komunën. Ka vendosur reklamat nëpër parkingjet e komunës, ka vendosur punëtorët me uniforma, dhe marrin para nga qytetarët. Krejt këto kanë filluar të ndodhin para tri ditëve e këndej, pra pa kontratë të lidhur me komunën, plaçkiten qytetarët e Gjilanit me lejen e kryetarit tuaj.

Nëse nuk është kështu, le të del prapë “praktikanti” i komunës dhe le të na quan, shpifës e gënjeshtar, por e vërteta është e dhimbshme për ju, sepse ju jeni ata që keni gënjyer qytetarët para fushatës, gjatë saj dhe tani çdo ditë gjatë qeverisjes suaj.

Definitivisht “praktikanti” i zyrës së kryetarit të komunës , ka problem mendore, prapë i përsërit projektin e varrezave, ku mu aty ju keni keqpërdorur 10 mijë euro, e që prokuroria do ta thotë të vërtetën, veç gajret se del shpejt e vërteta bëhet realitet. Kot e keni ju dhe kryetari i juaj të thirreni rrejshëm që jeni fetar, ndërsa po ju në këtë vit të qeverisjes suaj nuk ia keni lejuar Bashkësisë Islame shfrytëzimin e hapësirave të teatrit për dhënien e iftarit besimtarëve islam, këtë e ka thënë publikisht kryetari i Bashkësisë Islame.

ARKATANA

Shkeljet procedural e ligjore, manipulimet e juaja, keqpërdorimet dhe dallaverat e kryetarit tuaj, asnjëherë, nuk do të ndalemi duke ia qitur në shesh, por edhe do ti adresojmë aty ku ai do të jep llogari para ligjit.

Unë krejt në fund, ju lus që të dërgoni ndonjë padi për mua dhe shokët e mi (si thoni ju)në organet e hetuesisë, por jo, ju nuk do ta bëni kurrë këtë, sepse ju jeni gënjeshtar të licencuar nga viti 2002 me hajnitë e mëdha të tenderit nga fondi i tërmetit.

Ka shtatë muaj që thoni se do të dërgojmë në gjykatë lëndë nga qeverisja e PDK-së, por pse nuk e keni bërë? Se nuk mund të gjeni asnjë argument të vetëm për qeverisjen e PDK-së, ndërsa ju ende vazhdoni gënjeshtrat e juaja të përditshme.

E di që nuk e keni lehtë t`i fshihni dallaverat dhe hajnitë e juaja, apo ndoshta nuk ia keni marrur dorën ende. Por jo, njëherë dështuar me hajnitë e planifikuara me tenderin e Deinsektimit, ku 160mijë euro keni dhënë tender, ndërsa e anuluat pas reagimit tone. Jemi të bindur se edhe ky tender do të anulohet.

E shfrytëzoj rastin që publikisht t’ia bëjë një kërkesë kryetari të komunës Lutfi Haziri. Emëroje një zëdhënës të komunës, sepse ka shtatë muaj që jeni bërë kryetar, e ky praktikanti i juaj ju boni hor.

Emëroje një drejtor për Kulturë,Rini dhe Sport, sepse ka shtatë muaj që nuk e keni bërë, edhe pse me datën 27 qershor 2014 keni deklaruar në konferencë për shtyp se në fillim të javës ardhshme do ta emëroni drejtorin.

Siç duket javët ju kanë bërë vite zoti kryetar. Pa drejtorin e kulturës, as praktikantët e juaj nuk po tregohen të kulturuar, së paku kur gënjejnë para publikut, le të jenë më bindës ka përfunduar Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.