Fundamenti

Keqpërdorime me radarin 8 milion euro

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pajisjet e navigimit në Aeroportin e Prishtinës thuhet se nuk janë të klasit të parë. Tenderin prej 8 milion euro e ka fituar një konzorcium nga Shqipëria dhe Kosova.

Për më pak se dy vjet kompania Publike Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka avulluar hiç më pak se 11.3 milionë euro, mjete këto të bartura në llogarinë e kompanisë publike pas konzorciumit të terminalit nga kompania turke “Limak”.

Milionat në dispozicion drejtuesit e kompanisë publike i shpenzuan në disa projekte të kontrollit ajror dhe duke e rritur dukshëm numrin e të punsuarve në kompani, shkruan Zëri.

Eco Higjiena

Vetëm gjashtë muaj pas kalimit në kompani publike, drejtuesit e saj kanë shpenzuar rreth 8 milion euro furnizim me pajisje të navigimit me rialokim të pajisjeve ekzistuese.

Sipas të dhënave nga MZHE, përgjegjëse për kompanitë publike, nënshkrimi i kontratës me konzorcium fitues nga Shqipëria dhe Kosova “TCN International, ka ndodhur më 6 tetor të vitit 20122, ndonëse kjo e fundit, sipas të dhënave të Agjencisë Kosovare për Regjistrim të Biznesit, aktivitetin e saj e ka filluar më 14 prill 2011, përkatësisht më pak se 6 muaj para se ta fitojë këtë tener milionësh nga kompania publike e vendit.

Në Ueb faqen zyrtare të ARBK-së thuhet se kapitali i komanisë TCN nuk është më i lartë se 3000 euro, ndonëse vlera e tenderit kap shumën prej hiç më pak se 8 milion euro./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.