RCCOLA

Keqpërdorim i dokumenteve dhe tregti e ndaluar tek “Dheu i Bardhë”

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Dheu i Bardhë – I dyshuari mashkull kosovar gjatë kontrollimit të dokumenteve (në dalje) ka prezantuar dokumentin- letërnjoftim të lëshuar nga MPB/RKS, por në çantën e tij është gjetur e sekuestruar edhe një dokument-pasaportë e lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në emër të një shtetasi të M.V-së, që dyshohet se, i dyshuari mund ta kishte (keq) përdor për kalime kufiri në shtetet e BE-së.

Të dyshuarit pasi i është shqiptuar gjobë në shumë prej 200 €, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dokumenti-pasaporta, mbetet e sekuestruar derisa sa të paraqitet pronari legjitim i tij.

Uji Dea

Po ashtu tek “Dheu i Bardhë” njësitet policore gjatë kontrollit (në dalje) në veturën me të cilin ishin duke lëvizur dy të dyshuarit meshkuj shtetas të Serbisë, kanë gjetur dhe konfiskuar gjëra të ndryshme (ushqimore dhe jo ushqimore) si: vaj, çaj, kozmetikë, tekstil, orë muri…etj, për të cilat nuk posedonin asnjë dokument të rregullt.

Në konsultim me prokurorin, malli është konfiskuar dhe i dorëzohet autoriteteve doganore, ndërsa të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/