Fundamenti

Keqpërdori pozitën zyrtare, Gjykata i shqipton dënim prej 1 vjet e 6 muaj burgim Salih Kqikut

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Salih Kqiku.

I akuzuari në cilësinë e personit zyrtar, drejtor i Departamentit të Prokurimit – menaxher i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Gjilanit, duke keqpërdor detyrën zyrtare, me qëllim që vetit apo tjetrit të i sjellë dobi të kundërligjshme pasurore, ka vepruar në kundërshtim më Ligjin e Prokurimit Publik, lidhur me kontratën publike kornizë me numër Gl 651 15 004 221, “Hartimi i Projekteve kryesore në komunën e Gjilanit Lot II”, e lidhur me datë 14.04.2015, në mes të Komunës së Gjilanit dhe kompanisë “Engrup & Edona” SH.P.K., e cila kontratë ka qenë tri vjeçare, që ka zgjatë deri më datë 10 prill 2018.

Ashtu, që duke vepruar në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, nga data 27.05.2016 derë me 21.11.2017, ka tejkaluar vlerën e kontratës në shumë prej 278.438,21 Euro, duke i sjellë përfitim të kundërligjshëm pasuror operatorit ekonomik “Engrup & Edona” SH. P. K. dhe në këtë mënyrë ka dëmtuar Komunën e Gjilanit, duke diskriminuar operatorët e tjerë potencial, ka sjellë rrezikun e rritjes së obligimeve jashtë kontraktuale dhe ka rrezikuar realizimin e projekteve tjera të planifikuara.

Hidromorava

Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ndërkohë, për pikën e parë të aktakuzës keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, është liruar nga akuza, për mungesë të provave.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Gjykatës së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.